Get Adobe Flash player

Më të rejat

Willkommen auf der Startseite

SERBIA NUK KALON!

Kliko këtu për ta zmadhuar

 

Shoqata "Vatra" protesta me moton "Jo ata nuk kanë bërë krime"

Aktivistët e Rinisë së Shoqatës së të shpërngulurve nga Kosova Lindore (SHSHKL) “Vatra”, me seli në Gjilan, kanë bërë paraqitje proteste para zyrës së përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për Kosovë në Prishtinë, Fernando Gentilini, si simbolikë kundër  mbajtjes në burgjet e Serbisë pa drejtësisht të ushtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Me motën Jo ata nuk kanë bërë Krime.

Kushtrim Kadriu Aktivist i Vatrës tha:Pushteti serb, sa herë që është ngushtë për vete, për pasqyrë para botës dhe opinionit të vet, aktualizon diçka: se kinse është shtet ligjor, se kinse po e mbron shtetin e vet, dhe kinse po vepron në bazë të standardeve demokratike. Këtë shfajësim “të mirë” para botës dhe qytetarëve të vet, ajo përsëri mundohet ta gjejë te shqiptarët, duke i  dënuar ata si  “terroristë”, “nacionalist” e “kriminel”.

Edhe këtë radhë, mu në kohën kur kriminelët serbë në veri të Kosovës, po bëjnë çmos për të realizuar qëllimet e veta me përkrahjen maksimale të Serbisë, dhe kur Evropa ia dha një karton të kuq, duke mos lejuar të hyjë në Bashkësinë Evropiane, (sepse nuk e meriton të hyjë në BE) ajo arsyetimin e humbjes drejt kësaj rruge, fiaskon që e pësoi, tenton ta zhvendosë te shqiptarët e Kosovës Lindore, pikërisht duke i qitur para  Gjykatës së Apelit në Beograd, përkatësisht duke i kthyer në shqyrtim dënimet e nëntë shqiptarëve me 101 vjet burg në janar  të viti 2011. Këto viktima të pafajshme janë burgosur  në dhjetor të vitit 2008

Kadriu tha:Me këto dënime, Serbia po mundohet që ndërkombëtarëve dhe qytetarëve të vetë, tua kthej vëmendjen te një problem i krijuar artificialisht, në mënyrë që këtë humbje ta minimizojë, (dhe mundësisht mos të merren fare me të), të qetësojë qytetarët e vet  e të tentojë t’i tregojë Bashkësisë Ndërkombëtare se Serbia e gjithashtu edhe Bashkësia Ndërkombëtare ka probleme me shqiptarët e jo me dike tjetër. Duke  tentuar të krijojë këtë imazh të rrejshëm,  ajo po mundohet të krijojë parakushte që në të ardhmen ajo të përkrahet më shumë se Kosova e shqiptarët në përgjithësi. 

Mirëpo, (për ne shqiptarët mos të flasim), tashmë edhe Evropa dhe shtetet demokratike veri-atlantike, fort mirë e kanë kuptuar, se Serbia asnjëherë atë që flet, atë që premton, nuk e ka bërë e nuk e bënë, aq më keq, edhe atë që vepron brenda shtetit të vet, sa i përket shqiptarëve, e bënë në kundërshtim me të gjitha konventat Evropiane, dhe Ndërkombëtare, sepse cenon liritë  dhe të drejtat e individit, të lëvizjes së lirë, e mbi të gjitha cenon jetën e njerëzve të pafajshëm. A s’është e tillë burgosja spektakulare e ish prestarëve të UÇK-së e të UÇPMB-së, më 26. 12. 2008, pa paralajmërim? A s’është shkelje e të drejtave trishtimi i fëmijëve, grave e pleqëve të familjeve të të arrestuarëve? A s’është shkelje që pas mbajtjes në burg më shumë se dy vjet të dënohen me dënime drakonike pa asnjë provë, se kinse ata kanë bërë krime? A s’është cenim i të drejtës  dhe lirisë së njeriut kthimi në Gjykatën e Apelit të Beogradit duke insistuar që me çdo kusht me i denu veç pse janë shqiptarë, ngase  më parë, Gjykata e Qarkut në Beograd, edhe pse ua ka dhënë dënimin me 101 nuk ka pasur prova me i mbajt në burg?   

Lufta e djemve të radhitur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës  e më vonë edhe në Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ishte luftë e drejtë, luftë për liri e dinjitet kombëtar, luftë për pragun e shtëpisë. Ata luftëtarë nuk pyetën për kufij administrativ e kufij shtetëror që na i kishte vendos armiku përmes trupit tonë, por thyen këto vija kufitare dhe luftuan në çdo pjesë të tokave shqiptare që Atdheu ynë i dashur të jetë i lirë që Shqipëria të ketë kufijtë e saj natyral, që të jetë demokratike dhe Evropiane. 

Këta djemë asnjëherë nuk bënë asnjë krim ndaj popullatës së pafajshme të asnjë nacionaliteti, sepse detyrë ia kishin dhënë vetës deri në sakrificë, që ta luftojnë pushtetin okupues serb, kriminnelët e çfardo ngjyre qofshin ata. 

Nëse duhet të dënohen: Bashkësia Ndërkombëtare dhe Serbia duhet t’i dënojnë kriminelët serbë që vranë mbi 12.000 shqiptarë civilë të pafajshëm në Kosovë, që vranë fëmijë gra e pleqë, që dogjën të gjallë shqiptarë në Maçkaticë, që hodhën në lumenjë (të bartur me kamionë-frigoriferë) shqiptarë të pafajshëm, që përzunë me mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, që po vazhdojnë edhe sot të maltretojnë e diskriminojnë shqiptarë në Kosovën Lindore. Këto  dhe shumë krime tjera e të këqija që i ka bërë pushteti serb i të gjitha kohëve e posaqërisht pushteti i Millosheviqit e vazhduesit e politikës së tij janë pasqyrë e së vërtetës së tyre. 

Prandaj kërkojmë, që këta djemë që e deshën lirinë më shumë se gjithçka, këta djemë të pafajshëm, të lirohen  menjëherë. 

Ndërsa, OKB-ja,  BE dhe SHBA t’i bëjnë presion Serbisë, që këta shqiptarë të burgosur të lirohen sa më pare, që Serbia ti ik politikës agresive, tensionimit të situatës, sepse kështu cenon të drejtat qytetare, njerëzore e kombëtare të popullësisë shqiptare në Serbi, cënon edhe qetësinë e sigurinë në tërë rajonin. T’i bëjnë presion që ajo t’i kthehet  një politike të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet për rreth e edhe  me Kosovën, të krijojë mardhënie të mira me BE-ë dhe Bashkësinë Ndërkombëtare, sepse më askush nuk i gëlltit gënjeshtrat e Serbisë. 

 

Ndërhyrja e Serbisë në veriun e Kosovës paraqet agresion që duhet dënuar, kurse zyrtarët serbë atje duhet të kapen dhe përgjigjen para ligjit- thotë nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar për Siguri.

Vazhdon...

 

Pas dhjetë orë debatesh, me 181 vota pro, Parlamenti i Serbisë e ka miratuar “Deklaratën për Kosovën”.

Pas dhjetë orë debatesh, me 181 vota pro, Parlamenti i Serbisë e ka miratuar “Deklaratën për Kosovën”.

 

 

Lexo ma...

 

Aktualitete

Newsletter

Identifikohu

Feed

S'asht specifikue nyja Feed.

Pyetsori

Cili instuticion apo subjekt politik i Kosovës merret seriozisht me Kosovën lindore?
 

Kush është në linjë?

Kemi 1 vizitor n'linjë

Marketing

Empfohlene Links: